Meksikë, bandat përleshen me policinë, 12 viktima
18/07/2010 12:10
Një tjetë ditë e përgjakshme në Meksikë ku bandat e drogës shkaktojnë sërish dhjetra viktima në rrugët e vendit.
Në përleshjet e ashpra mes anëtarëve të një bande dhe ushtrisë janë shkaktuar 12 viktima dhe 12 të plagosur, mes të cilëve 3 fëmijë në gjendje të rëndë. Këtë herë përleshjet janë zhvilluar në qytetin Nuevo Laredo, jo shumë larg kufirit me Teksasin.
Ushtarët dhe trafikantët kanë sulmuar me kallashnikov, bomba e granata. Ndërkohë, në Ciudad Juarez, ku javën e shkuar shpërtheu një autobombë, është shfaqur një mbishkrim ku thuhet: “Kemi bomba të tjera”.
Top Channel