Guinea e Re, tërmet 6.9 ballë

18/07/2010 16:55

Lëkundje tërmeti me magnitudë 6.9 ballë u regjistruan në Guinenë e Re duke alarmuar autoritetet për një tsunami të mundshëm.

Tërmeti u regjistrua prej autoritetetve sizmiologjike indoneziane të cilat lëshuan gjithashtu alarmin për tsunami në disa zona bregdetare dhe ishuj të vendit. Epiqendra u lokalizua në një distancë prej 520 kilometrash nga Papua, kryeqendra e Guinesë së Re në një thellësi prej 17 kilometrash.

Nuk ka raportime për dëme njerëzore apo materiale, ndërkohë që alarmi për tsunami mbetet në fuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA