Berisha ngushëllon familjet

18/07/2010 20:00

Në ditën e zisë kombëtare, në nderim të 14 viktimave të aksidentit tragjik, kryeministri Sali Berisha ka vizituar familjet, që humbën të dashurit e tyre pasditen e së shtunës.

Familja e parë me të cilën kryeministri Berisha ndau dhimbjen ishte familja Mustafa, e cila ka pësuar edhe humbjen më të madhe në tragjedinë e ndodhur, duke i dhënë lamtumirën e fundit tre prej anëtarëve të familjes.

Në familjen Mustafaj, në Fushë-Arrëz dhe më pas në fshatin Shkozë në familjet Gjini dhe Marku, kryeministri Berisha shprehu ngushellimet e tij për humbjen e tragjike të njerëzve të dashur.

Kryeministri Berisha tha se çdo shqiptar ndan dhimbjen e madhe me familjet në këtë ditë zie dhe fatkeqësie të papritur për ta.

Kryeministri Berisha ishte për ngushellim edhe në fshatin Gojan, në familjen e shoferit të autobusit, ku ka inkurajuar bashkëshorten dhe djalin e tij të gjejnë forcë dhe kurajo për të kapërcyer dhimbjen e madhe që la pas aksidenti tragjik.

Top Channel