Afganistan, vdesin 6 ushtarë të huaj
18/07/2010 09:15
Katër ushtarë britanikë dhe dy amerikanë kanë vdekur gjatë të premtes dhe të shunës në disa sulme të ndryshme në Afganistan.
Lajmin e bën të ditur komanda e misionit të Isaf dhe autoritetet britanike. Sipas të dhënave, pesë prej viktimave janë vrarë në shpërthime, ndërsa njëri ne një aksident rrugor.
Me këto vdekje, numri i ushtarëve të huaj që kanë humbur jetën që në fillim të vitit, shkon 376. Ky është viti më i përgjakshëm në Afganistan që pas pushtimit amerikan në vitin 2001.
Top Channel