Afganistan, britanikët do tërhiqen brenda 2014-ës
18/07/2010 14:45
Kontigjenti i ushtarëve britanikë në kuadër të forcës së Isaf në Afganistan, do largohet plotësisht në vitin 2014.
Lajmin e bën të ditur edicioni online i gazetës “The Indipendent”. Presidenti afgan, Hamid Karzai do njoftojë kalendarin e tërheqjeve gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Afganistanin që do mbahet në Kabul ditën e martë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë 70 vende.
Top Channel