Zbulohet shampanja më e vjetër në botë

17/07/2010 18:45

Një grup polumbarësh në detin Baltik kanë gjetur 30 shishe shampanje që dyshohet se datojnë që para Revolucionit Francez.

Kur ata hapën një prej shisheve zbuluan se vera, e prodhuar nga Veuve Clicquot mes viteve 1782-1788, ishte ende në gjëndje të mirë.

Shishja, format e të cilës tregojnë se është prodhuar në shekullin e 18-të, është dërguar në Francë për t’iu nënshtruar analizave.

Nëse konfirmohet, ajo do të jetë shampanja më e vjetër në botë që mund të pihet. Kutia me shampanjë u zbulua nga polumbari Christian Ekstrom, i cili po eksploronte një anije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA