Topalli në Bern në samitin kundër dhunës

17/07/2010 15:20

Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijë ka mbledhur në Bern të Zvicrës, gratë kryeparlamentare, mes të cilave dhe kryetaren e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli.

Si drejtuese e panelit kryesor te diskutimit ajo foli për forcimin e legjislacionit ne Shqiperi sa i takon ketyre ceshtje.

“Sfida jonë- tha Topalli- është që të thyejmë këtë mur heshtjeje duke ndërtuar parlalelisht ura komunikimi. Ndaj edhe Parlamentet tona duhet të marrë lidershipin në këtë betejë. Të gjithë bashkë duhet t’i përgjigjemi fort dhunës ndaj grave. Duhet ta penalizojmë dhunën ndaj gruas, ndaj nënës, dhe per cilindo.“

Në këtë Konferencë, Kryetarja e Kuvendit u takua edhe me kryetaret e parlamenteve të Europës. Bisedat mes tyre u fokusuan në bashkëpunimin europian e botëror në luftën kunder dhunës në familje, mbrojtjen e shëndetit dhe luftës kunder kancerit si dhe  mbrojten e fëmijëve. Ajo tha se është e domosdoshme që dialogu global të vazhdojë për për të ndërtuar një botë pa dhunë ne familje, vecanerisht per femijet. Në këtë Samit botëror, Kryetarja e Kuvendit shoqërohej nga nënkryetari i Kuvendit, zoti Namik Dokle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA