Socialistet presin Topin për Venecian

17/07/2010 15:10

Socialistët dhe demokratët ashtu sic kërkohej edhe në rezolutën e miratuar në Parlamentin Europian kanë rënë dakord përsa i përket ngritjes së komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit me drejtim dhe shumicë të opozitës, por thembra e Akilit edhe pas takimit të parë Patozi Ruci mbeten fletët e votimit.

PD ka bere te qarte edhe pas tryezes se pare te krereve te grupeve parlamentare se nuk terhiqet nga djegia e fleteve te votimit ne rast se do te hapen kutite e materialeve.

Nga krahu tjeter socialistet kane riktheksuar se djegia e tyre do te minonte perfundimisht cdo mundesi per te zgjidhur krizen politike ne tryeze, ashtu sic ka bere te ditur edhe kryetari Rama ne nje rast te tille cdo marredhenie e PS me qeverine dhe kuvendin do te nderpritej deri ne rrezimin e saj.

Edhe pas takimit te pare Ruci-Patozi, palet duket se jane ende larg njera tjetres per piken me themelore, do te digjen apo jo fletet e votimit?

Ne fakt ne kete situate ceshtja e vetme qe nuk do te conte ne nje divorc perfundimtar do te ishte opinioni i Komisionit te Venecias per kete ceshtje. Rezoluta e Parlamentit Europian shprehet per hetim te materialeve zgjedhore qe sipas PS perfshin edhe fletet e votimit, por socialistet jane gati qe per te gjetur gjuhen e perbashket te pranojne ekspertizen e Komisionit te Venecias.

Kerkesa ketij institucioni mund t’i behet nga parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe presidenti i Republikes. Opsioni me i mundshem ne kete situate duket ai i kreut te shtetit Bamir Topi , i cili sipas selise roze ka momentin e duhur per te treguar forcen e tij ne drejtim te zgjidhjes se krizes.

Por a do te ndodhe kjo? Ne keto momente te dyja palet po reflektojne, nderkohe qe topi me shume se kurre eshte ne fushen e demokrateve, te cilet duhet te vendosin pas skemave te ofruara nga PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA