Shqipëri, 82 mijë pensionistë kryefamiljarë

17/07/2010 08:35

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, ndihma ekonomike për shtresat e varfra si edhe fondi i përcaktuar për personat me aftësi të kufizuara, ishin disa nga arritjet që vlerësoi ministri i Punës, Spiro Ksera.

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka nisur një fushatë të gjerë informuese dhe sensibilizuese për qytetarët shqiptarë. Qëllimi parësor i saj është zbatimi i strategjisë së veprimit për riintegrimin e shtetasve shqiptarë, që synon krijimin e besimit tek strukturat e Bashkimit Europian për vendin tonë.

 “Më lejoni që t’ju informoj se procesi i kompensimit të energjisë elektrike vazhdon për të gjithë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe punonjësit buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë”, tha Ksera. Duke iu referuar shifrave, ai sqaroi se janë 82 mijë pensionistë kryefamiljarë që nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar, por që përfitojnë nga skema e kompensimit të energjisë elektrike.

“Nga skema e kompensimit të energjisë elektrike përfitojnë edhe 20 mijë familje punonjësish buxhetorë me pagë bruto nën 35 mijë lekë, ndërkohë që aktualisht regjistrohen edhe 56 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familje që përfitojnë pagesë për anëtarët e tyre me aftësi të kufizuara. “Për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar, nga buxheti i shtetit, fondi është rritur nga 6 miliardë lekë në vitin 2005, ndërsa në vitin 2010 me 11,7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 95 përqindësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA