Rama viziton të lënduarit

17/07/2010 21:20

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vizitoi të plagosurit e aksidentit të sotëm, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Ushtarak.

“Shprehim solidaritetin me të gjithë familjarët dhe ata që janë në luftë me vdekjen dhe me këtë ekip mjekësh për të përballuar dhimbjet dhe plagët e jashtëzakonshme të tragjedive të tilla”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së theksoi se ky është një moment shumë i vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz të cilët janë tepër të varfër dhe ndodhen në kushte të rënda ekonomike.

“Shpresojmë se nuk do të ketë viktima të tjera dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA