Koceku: 10 të lënduar në Spitalin Ushtarak

17/07/2010 21:30

Zëvendësdrejtori i Spitalit Ushtarak Sami Koceku deklaroi se në spitalin e Tiranës ndodhen 10 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“Dy fëmijë janë në operacion, ndërsa 8 të tjerët kanë pësuar trauma dhe fraktura të ndryshme. Nga eksperienca kam besim se të lënduarit do të përmirësohen”, u shpreh Koceku.

Mjeku njoftoi edhe për dy të lënduar në spitalin e Shkodrës, të cilët janë në gjendje të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA