I nxehti saharian mbërrin në Tiranë

17/07/2010 08:20

Sinoptikanët tashmë e kanë konfirmuar se ndodhemi në pikun e stinës së verës. Mesi i muajit korrik ka shënuar edhe temperaturat më të larta të regjistruara deri më tani, fill pas hyrjes në stinën e verës.

Për më shumë, termometri ka kapur vlerat e 37 gradë Celsius, duke nisur nga 14 korriku. Pavarësisht kësaj, parashikimi i sinoptikanëve edhe për fundjavën raporton vlera të larta, mot i nxehtë dhe i thatë, temperatura mbi 36 gradë Celsius.

Sipas parashikuesve të motit, aktualisht në vendin tonë po qarkullojnë rryma të nxehta afrikane dhe përveç kësaj dje, sipas tyre, mund të thuhet se kemi “duruar” një nga ditët më të nxehta të kësaj vere. Sot temperatura më e lartë do të jetë 37 gradë Celsius, ta paktën për Tiranën, Durrësin dhe qytetin e Fierit.

Në qytetet e tjera, temperaturat do të variojnë nga 36 si në Elbasan, 2-3 gradë më të ulëta në Vlorë e Sarandë, kurse temperatura më e freskët në këtë stinë vere do të regjistrohet në Korçë, vetëm 28 gradë Celsius. Temperaturat e larta që kanë mbërthyer këto ditë vendin, sot shënojnë kulmin. Ndërkohë mjekët u rekomandojnë qytetarëve shmangien nga rrezet e diellit për të shmangur probleme serioze me shëndetin.

Ndërsa ndodhemi në stinën e nxehtë dhe me probleme të mëdha për shëndetin, nëse nuk duhet të sëmuremi dhe të kalojmë ditë të bukura, secili prej nesh duhet të respektojë disa rregulla, në bazë të disa ndarjeve dhe kategorive.

Drejtoria e Higjienës e cila ka afishuar rregullat, si dhe mjekët e fëmijëve, të rriturve dhe specialistët e urgjencave kanë një paketë sugjerimesh për të vegjelit, fëmijët, të rriturit, moshën e tretë e pacientët kronikë.
 
Këshillohet dalja në mëngjes ose në mbrëmje, pas orës 19:00, qëndrimi në ambiente të freskëta, ajrosja e shtëpisë, veshja e lehtë me materiale të përshtatshme për stinën. Mjekët këshillojnë konsumin e lëngjeve, frutave, ushqimeve me pak kalori, pa yndyrë, sheqer, alkool, duhan. Ruajtja dhe konsumi i ushqimeve sipas kushteve të nevojshme.

Është i nevojshëm konsumi i të paktën dy litrave ujë në ditë. Jo vetëm për kategoritë “delikate” por edhe për të rinjtë, apo personat energjikë, këshillohet ruajtja e kokës dhe qafës nga dielli, përdorimi i kapelave, konsumi i lëngjeve si dhe qëndrimi në ambiente të freskëta. Për fëmijët e vegjël, pediatrit rekomandojnë freskim dhe banja me ujë të vakët.
   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA