Aksidenti, shkon në 14 numri i viktimave

17/07/2010 21:00

Janë 14 personat që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave disa prej viktimave humbën jetën gjatë transportit për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas burimeve, janë identifikuar edhe shumica e viktimave që janë: Mimoza Hasani, Arben Marku, Alma Marku, Albiona Marku, Marie Prenga, Paulin Gjoni, Fran Paloka, Gjovalin Peraj dhe Zef Gjini, që ka qenë dhe shoferi i autobusit.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hyseni Burgaj ka deklaruar se Gjini ka qenë një shofer me përvojë.

Pjesa më e madhe e viktimave, mes të cilave ka shumë fëmijë, ndodhen në qendrën shëndetësore të Gjegjanit dhe banonin në Pukë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA