Aksidenti, nis transporti i të plagosurve

17/07/2010 18:55

Dy persona të plagosur në incidentin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobuz me pasagjerë ra në humnerë, janë dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, personat në fjalë, një fëmijë dhe një burrë 40 vjecar, janë transportuar me helikopter.

Ndërkohë, burime policore lokale njoftojnë se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq, që ka shkaktuar rrëshqitjen e autobuzit.

Deri tani llogariten 8 persona të vdekur, por nuk përjashtohet mundësia që bilanci i viktimave të rritet.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një shtab i posacëm, si dhe janë dërguar polumbarët e RENEA-s, për të nxjerrë pasagjerët, pasi autobuzi ka rënë në lumin Fan, në Pukë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA