Aksidenti, identifikohen shumica e viktimave

17/07/2010 20:30

Janë identifikuar emrat e viktimave që humbën jetën në aksidentin e ndodhur në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobuzi doli nga rruga dhe ra në humnerë.

Sipas informacioneve të dhëna nga Policia e Shtetit, personat në fjalë janë shtetasit Arsen Marku, Alma Marku, Albiona Marku, Pavlin Gjoni, Mimoza Hasani, Martin Lleshi, Adem Mustafa dhe bashkëshortja dhe vajza e tij.

Ndërkohë, informacione të pakonfirmuara bëjnë të ditur se dy persona të tjerë, Fran Paloka dhe Gjovalin Pera kanë ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Viktimat ndodhen në qendrën shëndetësore të Gjegjanit dhe sipas policisë banonin të gjithë në Pukë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA