Abuzimi me alkoolin edhe në shkollat 9-vjecare

17/07/2010 09:00

Ndoshta nuk është shumë i goditur termi pijanec, abuzues ndoshta do të ishte më e udhës, por abuzues mundet që të jenë shumë njerëz, pra që e teprojnë, por përderisa kjo tepri nuk shfaqet e dëmshme, nuk njihet dhe as evidentohet.

Në një atmosferë festive klasa të ndryshme organizohen në takime argëtimi. Nuk bëhet fjalë për nxënës të shkollave të mesme, të cilët kanë një shkallë përgjegjshmërie më të lartë, por për nxënës të shkollave 9- vjeçare që së fundi kanë mësuar të “dalin nga mjedisi shkollor” edhe për raste të rëndomta, për një ditëlindje.

Dy ditë para festës së pushimeve, aty nga ora 12:00, nga një lokal në shëtitoren kryesore të Kukësit, ku festohej nga dy apo më shumë klasa, dalin tre fëmijë të cilët mbanin për krahësh një të katërt sepse ishte dehur aq shumë, sa nuk e mbanin këmbët. Pas tyre rendi edhe një fëmijë tjetër dhe e ngritën në këmbë.

Aty për një moment u bllokua edhe qarkullimi, sepse në rrugë vrapuan edhe fëmijë të tjerë, një pjesë e të cilëve, gjithashtu të dehur. Qëllon që aty kalon një makinë e policisë, e cila ndalon, del një polic krejt i shqetësuar, merr adoleshentin e dehur dhe e shoqëron në shtëpi.

Të nesërmen, në bisedë të lirë, një psikolog tha se “me dehjen e parë, ai fëmijë kaloi një hap përtej pragut të moshatarëve, duke dhënë një shembull jopozitiv dhe duke dëmtuar jo vetëm shëndetin e tij personal, por duke vënë në dilemë edhe profilin e ardhshëm të këtyre fëmijëve”. Qeveria e nxënësve, për rastin konkret, mund të analizojë edhe rastin e dhënë me qëllimin e mirë për të nxjerrë mësime: çfarë kanë konsumuar fëmijët në atë klub ku zakonisht bëhen organizime dasmash… Sipas nxënësve të shkollave, qeveria e nxënësve duhet të tentojë të diskutojë për etikën dhe sjelljen e nxënësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA