Zbulohet aktiviteti vullkanik i Mërkurit

16/07/2010 13:00

Shkencëtarët që analizojnë të dhënat e NASA-s thonë se kanë zbuluar aktivitetet e fundit vullkanike në planetin e Mërkurit.

Kjo tregon se pavarësisht se është i vogël, planeti i vdekur, sic e kanë quajtur shkencëtarët, ka pasur një aktivitet vullkanik të fuqishëm në pjesën më të madhe të jetës së tij.

Studiuesit thonë se zbulimi hedh gjithashtu dritë mbi mënyrën se si planetet e tjera të sistemit tonë diellor kanë evoluar.

Të dhënat e reja janë zbuluar nga fluturimi i tretë i Mesazherit të NASA-s rreth Mërkurit, para se anija hapësirore të shkojë në orbitën e tij në vitin 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA