SHBA, 550 milionë usd gjobë “Goldman Sachs”

16/07/2010 09:00

Banka amerikane “Goldman Sachs” ka rënë dakord të paguajë 550 milionë dollarë, për të shpëtuar nga akuzat se ka mashtruar investitorët.

Akuzat ndaj bankës kanë të bëjnë me tregtimin e investimeve në hipoteka, pas lëkundjes së tregut të brendshëm në Shtetet e Bashkuara.

Komisioni amerikan për sigurinë financiare ka deklaruar se bëhet fjalë për gjobën më të lartë që është vendosur ndaj një banke në historinë e tij.

Ndërkohë, banka britanike “Royal Bank of Scotland”, 84% e të cilës tani zotërohet nga taksapaguesit britanikë, do të marrë 100 milionë dollarë shpërblim pasi humbi 840 milionë dollarë.

Po ashtu, banka gjermane “IKB Deutsche Industriebank” do të marrë 150 milionë dollarë, pasi 300 milionë do t’i shkojnë Departamentit amerikan të Thesarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA