Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Për herë të parë tregjet europiane do nxjerrin në shitje një mollë që nuk është e kuqe vetëm nga jashtë por edhe në brendësi të saj.
Bëhet fjalë për varietetin Redlove, 100 % bio dhe pa asnjë modifikim. Ky frut madje është më i pasur me antioksidues dhe substanca ushqyese krahasuar me një mollë tradicionale. Edhe nëse Redlove gatuhet, ngjyra e saj nuk humbet, ndërsa rekomandohet për prodhimin e tortave. Në ndryshim nga mollët e tjera, Redlove dhuron edhe një aromë e shije më të thellë dhe origjinale.
Ky lloj fruti lindi pas shumë viteve studime nga një kultivues zvicerian i quajtur Markus Kobert. Ngjyra e kuqe në brendësi erdhi falë kryqëzimit me një varietet frutash dhe nuk është modifikuar gjenetikisht. Prodhimi në masë i kësaj molle do nisë brenda pak vitesh. Në Angli, kompania “Suttons” ka marrë të drejtën e mbjelljes së rrënjëve të para.
“Kjo është padyshim molla e parë e kuqe që prodhohet në botë. Ka një shije të jashtëzakonshme dhe nuk është e modifikuar gjenetikisht”, shprehet zëdhënësi i kompanisë Tom Sharples. Dy llojet e Redlove janë “Era” që do dalë në treg gjatë Krishtlindjes dhe “Sirena” që pritet të vonojë më shumë se një vit.
Top Channel