Publikohet traileri i filmit për Mark Zuckerberg

16/07/2010 16:05

Del në qarkullim traileri i filmit “The Social Network” që flet për jetën e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Në rolin e ish studentit të Harvardit do të luajë Jesse Eisenberg. Në trailer Zuckerberg cilësohet me nofkën “Creep” pasi në kohën e studimeve ai ishte fiksuar me këngën me të njëjtin titull të Radiohead.

Regjisori David Fincher ka zgjedhur të gërmojë në pjesët e errëta të Zuckerberg, duke paralajmëruar se ndoshta ky film nuk do t’i pëlqejë krijuesit të rrjetit social më të madh në botë.

Top Channel