Pakistan, sulm amerikan, mbi 7 talebanë të vrarë
16/07/2010 01:50
Të paktën shtatë persona të dyshuar si talebanë gjetëv vdekjen si pasojë e një sulmi amerikan me raketa në krahinën e Vaziristanit.
Sipas mediave amerikane në veri të provincës së Vaziristanit u hodhën 3 raketa në tre objektivë të ndryshëm.
Sulmi konfirmohet edhe prej shërbimet e inteligjencës pakistaneze të cilat saktësojnë vendodhjen e tij si rajonin Mada Khel.
Sulmet vijnë në një periudhë kur forcat aleate mbyllën muajin e përgjakshëm, qershorin me mbi 100 ushtarë të vrarë dhe kur sulmet terroriste në korrik kanë alarmuar krerët e NATO-s.
Top Channel