Obama: Reforma financiare mbron konsumatorin

16/07/2010 04:00

Vota pro e Senatit amerikan i hapi dritën jeshile reformës financiare të propozuar prej presidentit amerikan Barak Obama i cili pas këtij hapi u shpreh se reforma i jep mbrojtjen më të madhe konsumatorit.

“Rregullat e reja do t’i japin konsumatorit mbrojtjen më të fuqishme të dhënë ndonjëherë dhe amerikanët nuk do të paguajnë më për gabimet e Wall Street”, deklaroi Obama.

Senati miratoi reformën me 60 vota pro dhe 39 kundër ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesëve e kishte ndërmarrë këtë hap në ditët e para të këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA