Holandë, pezullohet prifti tifoz i kombëtares
16/07/2010 15:45
Prifti i kishës së Obdam në Holandë, Paul Vlaar është pezulluar për një afat të pacaktuar, pasi sipas autoriteveve, ai ka shkelur natyrën e shenjtë të institucionit.
Në fakt, Vlaar ka dalë disi jashtë natyrës së kishës, pasi gjatë meshës në ditën e finales Spanjë-Holandë u vesh me ngjyrën portokalli të fanelës së kombëtares, duke celebruar një meshë kur në të njëjtën kohë mbante në dorë edhe një top futbolli.
Gjithsesi, populli mban anën e priftit edhe pse mesha nuk i shërbeu kombëtares pasi humbi 1-0.
Top Channel