Disidenti: Kuba nuk i hapet demokracisë

16/07/2010 03:20

Një ish i dënuar politik kubanez i cili tashmë ndodhet në Spanjë pas lirimit prej regjimit të Havanës deklaron se lëvizja e autoriteteve të vendit të tij për të liruar disa prej disidentëve politikë nuk do të sjellë demokraci në Kubë.

Normando Hernandez një ish i burgosur foli nga Madridi për BBC-në ku u shpreh se motivet e lirimit të tyre prej Havanës nuk duhet të keqkuptohen.

“Kuba nuk do t’i hapet demokracisë. Personalisht mendoj që është një manovër e qeverisë kubaneze në momentin kur problemet ekonomike në vend janë të jashtëzakonshme dhe situata sociale kritike, për të zhvendosur vëmendjen e komunitet ndërkombëtar”, shprehet Hernandez.

9 disidentë u ekstraduan në Spanjë pas një marrëveshje mes dy vendeve e ndërmjetësuar nga Kisha Katolike e Kubës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA