Berisha në Berat: Vitin e ardhshëm, 24 orë ujë

16/07/2010 19:45

Korrikun e vitit të ardhshem, Berati, Kucova dhe disa komuna përreth do të hyjnë në listën e zonave që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

Të paktën ky është qëllimi i investimit prej 800 milionë lekësh, një projekt i përbashkët gjermano-shqiptar, nga i cili do të perfitojnë rreth 120 mijë banorë. Pas inaugurimit të nisjes së punimeve, kryeministri Berisha e vlerësoi realizimin e projektit një premtim të mbajtur, ashtu si edhe rritjen e investmeve për qarkun e Beratit.

“Këto 5 vite, investimet në qarkun e Beratit janë dhjetëfishuar, krahasuar me 5 vite më parë. Janë investuar në ujësjellës, shkolla, qendra shëndetësore. Janë ndërtuar rreth 38 rrugë në mbarë qarkun, 11 ujësjellës dhe sisteme të kanalizimeve në fshatrat dhe zonat e tij, 25 shkolla, 18 qendra shëndetësore, u ndërtua hyrja e Beratit, një nga hyrjet më moderne”, theksoi kryeministri.

Per Beratin, Boshti i Jugut eshte nje nga projektet e medha, qe, ne vleresmin e kryeministrit Berisha, do te sjelle zhvillimin e te gjithe zones. “Unë dua t’ju garantoj se Boshti i Jugut mbetet projekti më madhor i këtij mandati. Projekti ka përfunduar tërësisht, është në vlerësim dhe financimet për këtë projekt janë të garantuara”, shtoi ai. Berati dhe Kucova jane dy bashki socialiste, por kryeministri Berisha gaantoi drejtuesit lokale, se ne partneritet me ta, qeveria do te vazhdoje investmet per te permiresuar jeten e qytetareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA