Afganistan, talebanët vrasin civilët

16/07/2010 08:00

Guerrilasit talebanë kanë vrarë dy civilë afganë dhe kanë plagosur katër të tjerë në provincën lindore të Khostit, në Afganistan.

Lajmin e ka bërë të ditur kontigjenti i ISAF, sipas të cilit në dy javët e fundit talebanët kanë vrarë 76 civilë dhe kanë plagosur 147.

Ndërkohë, ushtari afgan që më 13 korrik vrau tre ushtarë britanikë në provincën e Helmandit ka deklaruar se u detyrua ta bënte vrasjen pasi britanikët po vrisnin civilë, përfshirë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA