Eshtë mesi i korrikut, institucionet e para që kane mbyllur misionin e tyre për këtë vit akademik janë shkollat.

Qyteti Studenti është e vetmja pjesë e territorit te Tiranës ku has njerëz edhe në pikun e vapës. Nje pjese e te rinjve jane rikthyer prane familjeve te tyre pas 9 muaj mungese. Por ka edhe nga ata qe ne menune e veres pushimet i kane zevendesuar me punen.

Lediana Nushi eshte njera prej tyre. 24 vjecarja sapo ka perfunduar shkollen per gazetari. Ajo qe e mban ne Tirane eshte puna. Lediana ka dy vite qe jeton ne shtepi me qera dhe aktualisht punon operatore ne nje kompani shitjesh telefonike.

Ky eshte sezoni i trete qe e reja nuk eshte kthyer ne qytetin e saj te lindjes, Fierin. Edhe me heret ajo ka preferuar te beje pune te ndryshme qe nuk kishin lidhje me degen per te cilën studionte. Lediana eshte vetem nje nga armata e studenteve qe me mbylljen e sezonit  te provimeve nuk rikthehen ne qytetet e origjines duke shfrytëzuar mundësitë më të mëdha për punësim që të ofron kryeqyteti.

Si ajo, “emigrantë” të tillë sezonalë, ka shumë. Besmira sapo ka mbyllur vitin e trete per Shkenca Sociale ndersa Lediani te katertin per jurdik. Per dy te rinjte kjo nuk eshte hera e pare qe jane banore te perhershem perkatesisht te bujtines numer 3 per vajza dhe numer 1 per djemte.

Ne krye te listes se kerkesave te ketyre te rinjve eshte nje vend pune sipas deges per te cilen studiojne. Ne pamundesi te kesaj ata nuk kane pretendime. Te dy vijne nga rrethet, vajza nga Tropoja ndersa djali nga Fieri. Per ta Tirana eshte një Amerikë e vogël mundesish dhe per kete arsye me deshire të plore privohen nga pushimet per disa te ardhura me shume.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA