PS akuzon Vasilin për afera korruptive

15/07/2010 19:35

Ministri i Shëndetësisë, Pertit Vasili u vu ne shenjetër të akuzave të opozitës në Kuvend, lidhur me gjendjen e sistemit shëndetesor dhe aferave korruptive.

Deputeti socialist, Eltar Deda, autor i kërkesës për interpelancë, e akuzoi atë për abuzime me tenderat e ilaceve dhe klientelizëm në këtë fushë.

“Mund t’ju them se Mega Farma eshte rreth i familjes tuaj dhe drejt kesaj kompanie dhe ketij distributori jane drejtuar te gjitha tederat. Na rezulton se edhe pronari i Mega Farmes eshte Rasim Hazmaraj, ai eshte personi qe ka blere pasurine e ministrit Dritan Prifti prej 1.8 milione euro. Ministri thote se nuk ka klientelizem. Tenderi qe u be ne Vlore ze 50 perqind te buxhetit qe e drejton drejtori i politikave qe eshte i partise tuaj”, akuzoi Deda.

Ministri i Shendetesise i konsideroi te pabaza akuzat duke sqaruar se prej 4 vitesh ministria nuk merret me tenderat e ilaceve. “Ministri nuk ben tender barnash, nuk shpall tender barnash, nuk miraton me qe prej kater vjetesh asnje tender, se dyti, persa i takon listave te barnave, kane qene krejtesisht te kufizuara me nje numer shume te vogel”, replikoi Vasili. Deputeti Deda akuzoi edhe per shitjen e sherbimeve spitalore, sikurese eshte ai i dializes, nga spitalet shteterore tek spitalet private ku ky sherbim i ofrohet me cmime shume te shtrenjte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA