Obama mes ‘socialistëve’
15/07/2010 10:45
Obama si Hitleri dhe Lenini. Aktivistët konservatorë të Tea Party në Iowa, lëvizja që kundërshton politikën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe që frymëzohet nga protesta fiskale e kolonëve në Boston në vitin 1773.
Një foto gjigante me imazhin e presidentit pranë dy personazheve të njohura të së kaluarës është shfaqur në rrugët e Mason City, në Iowa.
Sllogani kryesor i manifestit thotë: Në kohët e vështira, frikacakët dhe naivët janë gjithnjë të tërhequr nga radikalët karizmatikë.
Në këtë imazh, Obama përcaktohet si social-demokrat, shumë ndryshe nga etiketimi nacional-socialist për Hitlerin dhe socialist-marksist për Leninin.
Top Channel