Jo të gjithë i besojnë mjekësisë shkencore, ilaceve apo doktorëve me bluza të bardha. Një lloj tjetër mjekësie, ajo popullore është një konkurrente e fortë, ndoshta edhe për shkak të traditës në Shqipëri.

Do të takojmë një prej këtyre mjekëve. Cajrat e bimeve te paperpunuara te natyres tregetohen nga nje meso burre, si efekt kurues ndaj komplikacioneve te ndryshme qe mund te ndodhin me trupin e njeriut. “Kam nisur qe ne moshe te re te merrem me bime”, shprehet ai.

Dan Bicaku rreh te 70-ve nga Martaneshi ka ushtruar profesionin e mesuesit dhe arsimimi i tij e ka ndihmuar qe te njohe mire bimet mjekesore. “Kam qene mesues bio-kimie dhe njoh llojet kuruese te bimeve”, thekson ai. Ish mesuesi tregon se disa prej bimeve ai i mbledh vete, po pjesa me e madhe qe tregeton jane bime te rritura ne token e Martaneshit, pasi Dani e cileson kete zone si me te miren per rritjen e bimeve kuruese.

Deri tani Danit nuk i eshte kthyer asnje klient qe te hedhe poshte sugjerimin qe ai ka rekomanduar per kurimin e disa semundjeve. Madje ka edhe persona qe kane krijuar besim tek ai dhe blejne vazhdimisht bime per cajra kurues. Dani klasifikon si me te suksesshmen e kurimit ne menyre natyrore, prodhimtarine e bletes. Mjalti dhe qumeshti i bletes. “Qumeshti i bletes sherben per ata  persona qe nuk bejne femije dhe per zgjatjen e viteve te jetes”, pohon ai.

Gjithashtu mjalti i perzier me kanelle garanton mos perseritjen e atakut kardiak, thote ish mesuesi. “Cajrat bimore duhen perdorur vazhdimisht” thote Dani. Vendi ku Dani tregeton keto bime eshte i pershtatshem per levizjet e shpeshta te njerzve. Profesori i bio-kimise nuk e kryen kete zanat per te mbajtur familjen por ai nuk do te shkeputet nga profesioni i tij te cilin e dashuron.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel