Iran, mbi 20 viktima nga sulmet kamikaze

15/07/2010 23:30

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe thuajse 100 të tjerë u plagosën pas një sulmi kamikaz, ndaj një xhamie shiite në Zahedan, në juglindje të Iranit.

Lajmi u mësua nga burime lokale të provincës Sistan-Baluçistan, në kufi me Pakistanin, ku jeton një shumicë sunite.

Shpërthimi i parë ndodhi në orën 21.20 me orën lokale, përballë xhamisë. Sipas raportimeve të para u krye nga një kamikaz i veshur si grua. Me pas u dëgjua shpërthimi i dytë.

Deri tani askush nuk ka marrë përsipër sulmin. Ngjarja ndodhi në Xhaminë e Madhe në kryeqendrën e Sistan-Baluçistanit ndërsa besimtarët festonin përvjetorin e lindjes së një kleriku shiitë.

Në sulmin e parë thuhet se kanë mbetur të vrarë anëtarë të Rojes Revolucionare.

Zahedan është cilësuar si djepi i lëvizjes të Balucëve Jundullah, udhëheqësi i tyre u var me 20 Qershor nga regjimi iranian.

Top Channel