Irak, SHBA dorëzojnë qendrat e burgimit

15/07/2010 15:00

Trupat ushtarake amerikane do t’u dorëzojnë së shpejti atyre irakene kontrollin e qendrës së fundit të burgimit në Irak, në kuadër të planit për tërheqjen nga vendi.

Autoritetet irakene do të marrin kontrollin e 1600 nga 1800 qendra burgimi në Kamp Kroper, afër aeroportit të Bagdadit.

Trupave amerikane u është kërkuar të mbajnë pjesën e mbetur të qendrave të burgimit, ku ndodhen kryesisht anëtarë të degës irakene të Al Kaedës.

Më herët gjatë javës, 26 eksponentë të regjimit të Saddam Hussein, përfshirë kryeministrin Tariq Aziz, u transferuan.

Aziz u vetdorëzua në prill të vitit 2003, rreth një muaj pas nisjes së pushtimit nga SHBA dhe që prej atëhere mbahej në Kamp Kroper.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA