Irak, amerikanët dorëzojnë edhe burgun e fundit

15/07/2010 18:55

Në kuadër të tërheqjes graduale nga Iraku, ushtria amerikane u ka dorëzuar autoriteteve vendase edhe burgun e fundit që kishte në dorëzim, plot 7 vjet pas pushtimit.

Bëhet fjalë për burgun “Camp Crooper” në afërsi të Bagdadit ku ishte burgosur edhe ish diktatori Sadam Husein në pritje të denimit.

Dorëzimi u krye sot ku nëpërmjet një ceremonie zyrtare gjenerali amerikan Jarry Cannon dhe ministri i Drejtësisë, Dara Nuraddin Dara kanë formalizuar transferimin e plotë të kompetencave.

Top Channel