Duhani, gjiganti “Philip Morris” në telashe

15/07/2010 14:55

Prodhuesi i cigareve “Philip Morris International” ndodhet në probleme serioze pas publikimit të lajmeve se blen duhan nga fabrikat e Kazakistanit, ku shumë fëmijë bëjnë punë të detyruar.

Kompania prestigjoze ka reaguar duke deklaruar se ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndalur praktika të tilla dhe për të rritur monitorimin.

Raporti, i publikuar nga organizata Human Rights Watch, thotë se emigrantëve ilegalë u janë marrë pasaportat dhe janë detyruar të punojnë me orare të tejzgjatura. Madje, në disa raste janë përdorur edhe fëmijë 10 vjecarë.

HRW ka deklaruar se raporti i saj bazohet në intervistat e kryera në vitin 2009 me 68 persona.

Organizata ka hetuar gjithashtu vështirësitë e dhjetra mijëra punëtorëve kirgizë që udhëtojnë cdo vit në Kazakistan dhe punojnë në fabrikat e duhanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA