Argjentina legalizon martesat gay

15/07/2010 12:35

Argjentina është bërë vendi i parë në Amerikën Latinë që legalizon martesat mes homoseksualëve, pas votimit pro në Senat.

Dhoma e Deputetëve kishte aprovuar më parë legjislacionin, ndërsa vota në Senat erdhi pas 14 orësh debati të ashpër.

Ligji në fjalë, i cili u lejon personave të të njëjtit seks të adobtojnë fëmijë, është ndeshur me opozitën e rreptë të Kishës Katolike dhe grupeve të tjera fetare.

Legjislacioni, i mbështetur nga presidentja Cristina Fernandez, kaloi me 33 vota pro, 27 kundër dhe tre abstenim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA