Qeveria pakeson fondin për kompensimin e energjisë

13/07/2010 15:50

Shkurtimet e buxhetit kanë prekur edhe shpenzimet sociale ato që qeveria jep për të ndihmuar shtresat në nevojë. Drafti i ri i ul fondet për mbrojten sociale me 1 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë krahasuar me buxhetin e fillimvitit.

Ulja  më e madhe vjen si pasojë e shkurtimit të fondit për kompensimin e rritjes se cmimit te energjisë elektrike. Qeveria thotë se fondi ishte parashikuar më shumë nga c’duhej në fillim të vitit.

“Fondi ishte parashikuar në tetor të vitit të kaluar, kur është hartuar buxheti, por rritja e cmimit të energjisë u bë në janar nga Enti”, thotë Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit.

Debatet për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë nuk janë përqëndruar vetëm në cështje të vecanta. Pika më e nxehtë mbetet ajo e transparencës së ndryshimeve, ku opozita ka ripërsëritur kërkesën e saj për më shumë informacion.

Në fund Komisioni i Ekonomisë e ka miratuar parimisht buxhetin vetëm me votat e shumicës.  

Top Channel