PS: Qeveria e rrënimit

13/07/2010 16:00

Socialistet kanë vijuar akuzat e tyre ndaj kryeministrit Berisha në lidhje me krizën ekonomike që sipas tyre po rrënon cdo ditë shqiptarët.

Përmes deputetit Ilir Beqja, PS ka renditur ato qe i kane quajtur deshtimet e medha te qeverise aktuale.

“Kjo është e vërteta e ekonomisë shqiptare. Kriza filloi vjet sepse Berisha keqpërdori financat publike në funksion të krimit elektoral. Shpërdorimi i finacave u përcoll në ekonominë reale, në buxhetet familjare dhe në sistemin bankar. Për 1 vit u helmua i gjithë mjedisi ekonomik”, tha deputeti Beqja.

Per socialistet kabineti i drejtuar nga Berisha eshte zhytur ne korrupsion dhe abuzime te pafundme, nderkohe qe qytetaret sipas Beqjas duhet te kenaqen me retoriken boshe dhe varferine qe sa vjen e rritet.

“Nëse shqiptarët janë sot të papunë, më të varfër se më parë, më të pasigurtë ekonomikisht, për këtë duhet të falënderojnë Kryeministrin e qeverinë e tij, ku papërgjegjshmëria është kthyer në model qeverisjeje”, tha Beqja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB