PS: Hetim të plotë zgjedhjeve

13/07/2010 15:20

Grupi parlamentar i Partise Socialiste ka diskutuar mbi krizën aktuale politike dhe qëndrimin e mazhorancës qeverisëse përballe saj.

Sipas burimeve nga selia roze socialistet kane arritur ne perfundimin se takimi i neserm mes Rucit e Patozit nuk eshte nje inisiative e kryeministrit , i cili sipas socialisteve eshte pergjegjesi kryesor per tejzgjatjen dhe zvarritjen e zgjidhjes se krizes.  

Per socialistet, kryeministri Berisha i vene nen presionin e opozites por edhe ate te drejtperdrejt te Parlamentit Europian permes rezolutes se miratuar pak dite me pare ka pranuar te ulet ne tryeze per te negociuar pa vullnetin e tij te plote.

Gjate diskutimeve ne mbledhjen e grupit eshte konfirmuar edhe njehere qendrimi se nuk do te kete asnje lloj terheqje nga kerkesa per transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit, si nje moment kyc qe sipas socialisteve jo vetem do te mbyllte nje kapitull procesesh te manipuluara por edhe do te garantonte mbarevajtjen e zgjedhjeve te ardhshme.

Top Channel