Pogradec, arrestohet i kërkuari për vrasje

13/07/2010 09:05

Një person i kërkuar nga policia për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake ka shkëmbyer zjarr me uniformat blu gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Myfteri Verdha, nga Leshnica e Pogradecit, ka qenë në banesën e vetë kur është rrethuar nga forcat policore të cilat do të kryenin kontrollin e banesës për armët dhe municionet.

Ai i ka drejtuar armët policisë, duke rezistuar për dy orë ndaj negociatave për dorëzim dhe thirrjes së policisë. 45 vjecari, që ka patur precedentë penalë, është kapur nga ndërhyrja e forcave policore dhe më pas është shoqëruar drejt komisariatit të Pogradecit.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e autorit një sasi armësh pa leje, 3 pistoleta “TT”, 200 kapsolla detonatorë, një aparat për shpërthimin e lëndëve plasëse, fitil dhe 10 kallëpe tritol.

Nga drejtoria e policisë së Korcës është ngritur një grup pune i përbërë nga Struktura e Hetimit të Krimeve të Rënda, për arsye se ky shtetas akuzohet për disa vepra penale, kryesisht vrasje, të ndodhura më parë në rrethin e Pogradecit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA