Kodheli: Qeveria u lajmërua për rreziqet e buxhetit

13/07/2010 08:45

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli ka deklaruar se qeveria u paralajmërua nga opozita mbi rreziqet e buxhetit.

Por sipas saj, mazhoranca nuk i dëgjoi sugjerimet e PS dhe për pasojë ekonomia shqiptare aktualisht ka probleme serioze.

“Fillimisht do të ishte mirë sikur opozita të dëgjohej që në nëntor të vitit të kaluar, kur në më shumë se një rast ka ngritur zërin e përsëritur për bërjen transparente të shifrave reale të ekonomisë shqiptare dhe pranimin e krizës nga ana e qeverisë, gjë e cila do të ndihmonte në një planifikim të buxhetit 2010 më pranë realitetit dhe larg populizmave. Për fat të keq kjo nuk ndodhi e me çfarë po shohim nuk po ndodh”, ka pohuar Kodheli.

Ajo ka shtuar se, qytetarët e kuptojnë tashmë se rritja e PBB-së do të thotë për ta më shumë mirëqenie, por rritja e PBB-së nuk ka asgjë të përbashkët me shkurtimin e shpenzimeve publike dhe sidomos me shkurtimin e investimeve publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA