Fushë Krujë, digjen mbeturinat

13/07/2010 09:10

Djegia e mbeturinave duket se është kthyer tashmë në një fenomen në Fushë Krujë.

Mbeturinat hidhen në afërsi të kryqëzimit të rrugës së këtij qyteti me superstradën gjatë natës, kryesisht nga tregtarët, por edhe nga banorët.

Ndërsa askush nuk kujdeset për shuarjen e zjarreve apo mos lejimin e hedhjes së mbeturinave në anë të rrugës nacionale, kalimtarët e ndryshëm por edhe banorët e zonës duhet të përballen me erën e rëndë të tyre, sidomos gjatë djegies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA