Dibër, bllokohen 16 automjete

13/07/2010 09:20

Njësia rajonale e policisë së qarkullimit rrugor në Dibër, gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës së kaluar, ka bllokuar 16 automjete të tipeve të ndryshme.

Kështu, ndarë sipas rretheve ka rezultuar se në Dibër të jenë bllokuar 7 mjete, në Bulqizë 6 mjete dhe në Mat 3 mjete.

Aktualisht në tre komisariatet e policisë së qarkut Dibër ka një numër të konsiderueshëm mjetesh të bllokuara ndër vite, sidomos në atë të rrethit të Bulqizës, që presin të dalin në ankand apo të dorëzohen në rezervat shtetërore.

Në këtë qark ka një numër shumë të madh të mjeteve me targa të huaja, kryesisht britanike. Një kontroll i imtësishëm do të zbulonte edhe rastet e mjeteve të vjedhura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA