Botërori,ja gjithë bukuritë e turneut

13/07/2010 13:05

Nga Franca te Spanja, duke kaluar tek Italia, FIFA, Dunga dhe oktapodi Pol, ja notat e Botërorit 2010 (që, meqë ra fjala, meriton 5 për kualitetin e lojës dhe 10 për organizimin).

Nga zero tek 10+, sepse kush fiton ka më shumë se arsye…

Nota zero: Peticioni – Madje zero, me theks. Ishin zhgënjimi i botërorit brenda dhe jashtë fushës. Pika më e ulët e historisë së futbollit francez.
Zero: FIFA e gjyqtarët – Golit të Lampard, golin jashtë loje të Tevezit në Argjentinë-Meksikë. Goli i SHBA-së, por ka të tjerë.

1 Barka e kapiten Lipit – Gaboi te grumbullimi dhe te formacioni. Por është edhe mendjemadh. “Këtë herë nuk ju marr në anijen e fituesit…”: premtim i mbajtur. Nuk fitoi, madje, stërhumbi dhe pastaj u kap me të gjithë. Lipi hipi shpejt në barkën e tij të pushimeve (të vërteta) dhe sa mirë që s’mori asnjë me vete…

1+ “Këlyshi” e stilisti – Më të shëmtuara se loja e Brazilit ishin veshjet e Dungës të dizajnuara nga e bija stiliste. “Këlyshi” u hodh nga barka e Seleçaos një sekondë pasi vuri këmbën në atdhe…

1+ Ronaldo e vëllezërit e tij – Janë Ronaldo, babai i freskët sipas ADN-së, Runi, Mesi e Kaka, ikën me bishtin ndër shalë.

2 “Tifozët” koreanë – Kinezët e bënë tifozllëkun, e kanë kthyer në zanat. Si në olimpiadë dhe në botëror, ishin kinezë, por paguheshin për të bërë sikur ishin koreanoveriorë.

3 Jabulani dhe viktimat e tij – Jabulani shkaktoi disa viktima: I pari portieri Grin i Anglisë, pas tij Kaushi i Algjerisë, Muslera i Uruguait. U përdor shpesh dhe si alibi për defektet teknike.

4 Kanavaro – Gjëja më e bukur e botërorit të tij ishte dorëzimi i Kupës. Për sa i përket lojës me Italinë, e meriton katrën.

5 “Afrikan Power”
– Sa shumë vite u bënë që thuhet se skuadrat afrikane prezantojnë futbollin e së ardhmes? Që nga USA ’94. Përjashto Ganën, gjithë të tjerat u eliminuan në grupe…

6 (për inkurajim): Tae Se Jong
– Qaramani i Koresë së Veriut është i pari dhe ndoshta i fundit, që në vend të lavdërohet për një gol apo fitore, diskutohet për lotët gjatë himnit kombëtar. Dyshimi: mos e dinte ç’do të ndodhte, apo mendonte kthimin në atdhe?

7 Hit Parade – Waka-Waka, kënga e Shakirës, është pa dyshim himni më i bukur i botërorëve, por dy holandezët e çmendur që shpikën vuvuzelën nuk kanë rivalë.

8 Oktapodi – Pol fitoi famë duke ngrënë midhjen e duhur. Tani të shpresojmë se nuk do të përfundojë i skuqur me vaj e patate.

9 Të pashmangshmit – Gjermania nuk gabon asnjëherë dhe arrin mes 4 të parave si zakonisht. Por këtë herë Gjermania multietnike ishte spektakolare dhe luajti futbollin më të bukur në turne.

9+: Humbësit e përjetshëm – 3 finale të luajtura, 3 të humbura. Holanda është zbulimi i botërorit si humbësja e përjetshme.

10 Larisa Rikelme –
Më shumë se sa është zhveshur, ka bërë tifo për të gjitha skuadrat e botërorit. Në fund tha: Viva Espana!

10+: “Sancho” Del Boske – I larguar me shkelma nga Florentino Perez pas disa Champions League me Realin, mori drejtimin e Spanjës për të fituar botërorin. Është ai, Del Boske, qëlloi në shenjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA