Spanja është kampionia e botës në futboll, ndërsa oktapodi Paul është kampioni i botës në parashikimin e rezultateve.

Edhe kafshës e cila jeton në akuariumin e muzeut të Oberhausen i është dhënë një kupë bote, pasi në 8 parashikime për botërorin 2010 ka rezultuar i saktë në gjitha.

Saktësia në parashikimet e ndeshjeve ka shqetësuar kompanitë e basteve të cilat do të kërkojnë t’ia mbyllin gojën të famshmit oktapodi Paul.

Është pikërisht kompania angleze, William Hill e cila është ofruar për të bërë të tijin oktapodin, dhe për ta zhdukur nga tregu i parashikimeve.

“Saktësia e Paul në parashikime na shqetëson, – ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë angleze Rupert Adams.- Prandaj ne jemi të gatshëm ta blejmë atë, ose mund të sponsorizojmë atë. Nuk jam i sigurtë nëse do ta arrijmë këtë marreveshje, por nëse do të përfundojë pozitivisht, ne nuk do të lejojmë që Paul të japë parashikime”.

Negociatorët e kompanisë angleze të basteve kanë kontaktuar me drejtuesit e akuarimit të Oberhausen, por nuk kanë bërë të ditur shifrën të cilët ata janë në gjendje të ofrojnë për blerjen e oktapodit parashikues. Pak kohë më parë drejtuesve të këtij akuariumi u janë ofruar edhe oferta të cuditshme, 6.300 euro për të ngrënë oktapodin Paul, por ata e kanë refuzuar në mënyrë të menjëhershme.

Top Channel