Zvicra lë të lirë regjisorin Roman Polanski

12/07/2010 16:10

Merr fund odiseja e gjatë e vuajtjeve të regjisorit franko-polak, Roman Polanski, i cili rrezikonte ekstradimin në SHBA pasi u arrestua në Zvicër disa muaj më parë për dhunimin e një të miture rreth 33 vjet më parë.

“Regjisori 76 vjecar nuk do ekstradohet në SHBA dhe masa e arrestit ne shtepi ndaj tij është shfuqizuar, prandaj Polanski rikthehet në liri”, tha para mediave ministri helvet i Drejtësisë. Roman u ndalua në aeroportin e Zyrihut në shtator 2009 pasi për 3 dekada rresht SHBA kishte lëshuar një mandat arresti për shunimin e një minoreneje në vitin 1977.

Që prej 4 dhjetorit ai ndodhet në shtëpinë e tij në Gstaad të Zvicrës. “Polanski nuk do kishte marrë pjesë në festivalin e shtatorit nëse nuk do ishte i sigurt se nuk i kanosej asnjë rrezik”, shkruhet në komunikatën zyrtare.

“Jam shumë i kënaqur për vendimin e marrë nga drejtësia zviceriane pasi mendoj se Polanski ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh”, tha për agjencinë France Presse avokati i tij, George Kiejman.

Top Channel