Spanja, lojtarët festuan me birra pas ndeshjes

12/07/2010 18:10

Katër vjet më parë, italianët më shumë se kushdo tjetër i kujtojnë intervistat e kampionëve të botës, Oddo e Gattuso pas fitores së Berlinit, ku ata ishin në qiellin e shtatë dhe pas një feste ku alkooli kishte turbulluar mendjen e tyre.

E njëjta tablo paraqitet në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Spanjës ku katër vite më pas iberiket nuk kanë kursyer as alkoolin për të festuar titullin e parë botëror.

Ndoshta ky është kthyer rit për njerëzit më të lumtur të planetit një herë në katër vjet. Fotoja është shkrepur pasi iberikët janë nisur për në vendin e tyre ku i pret gjithë populli spanjoll dhe ndoshta edhe shumë shishe të tjera birre.

Top Channel