
Dekanet e Universitetit të Tiranës kanë kundershtuar projektligjin e arsimit të larte, i cili sipas tyre cënon lirinë akademike dhe financiare.
Dekani i Shkencave Sociale Dhori Karaj sqaron se ky projektligj ngurteson te gjitha burimet financiare, cka e ben te veshtire permiresimin e kushteve ne fakultete dhe ne kundershtim me kushtetuten lejon Ministrine te nderhyje ne permbajtjen e universiteteve.
Profesor Karaj sqaron se ne keto kushte universiteti publik e ka shume te veshtire te konkuroje me privatin, tek i cili Ministria nuk ushtron te njejtin kontroll.
Dekani i fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj sqaron se ky draft krijon probleme persa i perket ciklit te diplomave. Ndryshe nga c’thuhej ne ligjin e arsimit te larte, tashme te gjithe studentet qe kane perfunduar masterin e nivelit te dyte nuk u njihet me si master shkencor.
Dekanet kane kundershtuar kete draft i cili eshte hartuar pa u konsultuar me pare me ta dhe qe eshte ne kundershtim me Kushtetuten.
Top Channel