
Ruajtja e objekteve spitalore, pastrimi i ambienteve të jashtme të qendrës universitare, si dhe pastrim-gjelbërimi i zonës që mbështjell spitalin “Nënë Tereza” do të bëhet nga privatët.
Drejtoria e qendrës ka sqaruar publikisht se tashmë, janë mbyllur lidhja e kontratave dhe ka përfunduar çdo procedurë kontraktuale mes dy palëve.
Ajo që pritet të realizohet të paktën deri në fund të muajit 2010, është privatizimi i “papastërtive” brenda spitalit.
Një projekt ambicioz qëndron për vite me radhë pranë administratës spitalore.
Bëhet fjalë për dhënien me koncesion ose privatizimin e shërbimit sanitar të spitalit.
Kjo do të thotë se do të jenë firmat ato që do të kujdesen për pastrimin, higjienizimin, sigurimin e pastrimit dhe blerjen e detergjenteve të nevojshme për higjienën e spitalit në përgjithësi, dhomave të pacientëve, konsultat e në mënyrë të veçantë për repartet e kirurgjisë.
Sakaq, paralel me këtë projekt është edhe iniciativa mes dy ministrive, ajo e Mjedisit dhe e Shëndetësisë për rehabilitimin e sektorit të administrimit të mbetjeve spitalore.
Pritet që deri në fund të këtij viti të jenë vendosur pikat mbi “i” për fondet e nevojshme, për realizimin, përdorimin e teknologjisë, zbatimit dhe risive nga teknikat e përdorura deri tani.
Top Channel