Opozita: Topalli po abuzon me postin

12/07/2010 15:55

Opozita akuzoi sot kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli se abuzon me postin për përfitime financiare.

Deputetja Shegushe Ligori iu referua faktin se zonja Topalli merr dieta nga kuvendi sikur jeton ne Shkoder.

“Zonja Topalli përfiton dieta nga Kuvendi i Republikës, dieta për 11 milionë e 178 mijë lekë ose 11 milionë e dy pensione.Një pjesë e këtyre parave përfitohet sepse ajo deklaron se jeton në Shkodër, kur çdo qytetar i kryeqytetit e di fare mirë se Kryetarja e Kuvendit banon në mes të Bllokut, vetëm disa hapa larg nga selia e Kuvendit.Ne mund të flisnim edhe për pasuritë e tjera të zonjës Topalli, të mënyrës në të cilën kjo zonjë vazhdon të pasurohet duke përdorur postin e saj publik, por po ndalojmë tek mënyra në të cilën Kryetarja e Kuvendit abuzon e mashtron me financat publike”, tha Ligori.

Top Channel