Mishelsen: Palët të bashkëpunojnë për zgjidhjen

12/07/2010 12:35

Ambasadori i Belgjikës në Tiranë, prezanton programin e presidencës Bashkimit Evropian.Belgjika prej 1 korrikut ka marrë presidencën e radhës së BE-së dhe në këtë kuadër Mark Mishelsen flet para mediave për prioritet kryesore.

“Takova udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe i raportova prioritetet e presidencës që janë dimensioni ekonomik, social, drejtësia, zgjerimi i BE-së, si dhe përballja me krizën buxhetore”, u shpreh Mishelsen.

Duke folur për situatën e brendshme politike në vend, Mishelsen theksoi se, që Shqipëria të ecë përpara, duhet që ajo të japë sinjale pozitive.

“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për këtë situatë politike në Shqipëri, si edhe për moszgjidhjen e atyre cështjeve që kanë mbetur nga zgjedhjet e vitit të shkuar. Sic e dini edhe ju deri në nëntor Komisioni Evropian do të japë një opinion dhe pikërisht mbi bazën e këtij opinioni, presidenca belge do të ketë mundësi që ta ndjekë më tej. Ndaj ju bëj thirrje politikanëve që t’i shikojnë këto cështje në një mënyrë transparente dhe në një mënyrë kushtetuese. Mazhoranca dhe opozita duhet te punojnë së bashku për të dalë nga kjo situatë”, u shpreh Mishelsen.

Mishelsen kujtoi edhe rezolutën e Parlamentit Evropian, duke theksuar se politika shqiptare mund ta përdorë atë si bazë për progres dhe për ecuri përpara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA